Bllagoja Milevski bënë publike listën për ndeshjen me Ishujt Faroe

Seleksionuesi i përfaqësueses U21 të Maqedonisë, Bllagoja Milevski ka bërë publike listën e futbollistëve për ndeshjen e parë eliminatore me Ishujt Faroe në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Europian për të rinjë që do të zhvillohet në vitin 2021, njofton “infOSport.mk”.

Për këtë ndeshje seleksionuesi Milevski ka ftuar 25 futbollistë, mes të cilëve edhe debutuesit Tomçe Grozdanovski nga ekipi Zlate Moravce dhe portierin e Akademia Pandevit, David Denkovski.

Sa u përket futbollistëve shqiptarë, ata janë tre në numër, me mbrojtësin, Agron Rufati si dhe dy sulmuesit, Ensar Luma dhe Erdon Daci.

Sipas trajnerit Milevski, kjo është më e mira për momentin, ndërsa e njëjti vuan mungesën  e dy futbollistëve standard, Dejan Millovanoviq dhe Enis Fazllagiç.

“Në këtë listë gjenden 17 futbollistë nga ndeshja e fundit me Finlandën, atë që pamë në atë ndeshje kontrolluese na dha pasqyrë se kemi cilësi dhe potencial. Janë futbollistë tek të cilët do të llogarisim më së shumti në këtë cikël. Për fat të keq nuk mund t’i kemi me ne të lënduarit Dejan Millovanoviq (Akademia Pandev) dhe Enis Fazllagiq (Zhilina), por shpresoj se do të rikuperohen shpejtë dhe do t’i kemi në shërbim për ndeshjet e ardhshme”, shprehet seleksionuesi Milevski, i cili potencoi se Ishujt Faroe nuk janë përfaqësuese për tu nënçmuar dhe për fitore do të duhet angazhim maksimal.

“Ishujt Faroe mua sipas lojës më ngjajnë me Islandën. Sipas mënyrës së lojës dhe predispozitave fizike. Është e qartë se nëse duam rezultat pozitiv, patjetër të mundohemi të japim maksimumin dhe të jemi në nivel mëtë lartë të mundshëm“, përfundoi Milevski.

Ndeshja midis Maqedonisë U21 dhe moshatarëve të tyre të Ishujve Faroe do të zhvillohet me 10 shtator në Qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” në Shkup.

Leave a Reply