Aziz Jamini me dy gola mund i vetëm Shqipërinë

Maqedonia U15 gjatë ditës së sotme ka shënuar fitore 2:1 ndaj moshatarëve të Shqipërisë, e ku figurë kryesore doli të jetë futbollisti shqiptarë nga Sllatina e Tetovës, Aziz Jamini, njofton “infOSport.mk”.

Jamini realizoi që të dy golat për Maqedoninë e Veriut, nga një në secilën pjesë.

Golin e parë e realizoi nga penaltia, ndërsa golin e dytë personal, me të cilin i siguroi fitoren skuadrës së trajnerit Toni Jakimovski, e realizoi në minutën e 55-të.

Në anën tjetër golin e nderit për kombëtaren shqiptare në këtë ndeshje, e realizoi Hysa, edhe atë që në minutën e parë të pjesës së dytë.

Në kuadër të turneut miqësor “Friendly Development Tournament”, përveç Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë merr pjesë edhe përfaqësuesja e Kosovës.

FORMACIONET
MAQEDONIA U15: Stojanoviq, Fidanovski, Stojlevski, Arizankovski, Janevski, Nuhiu, Cvetkov, Jamini, Manushev, Stojanov, Nazifovski.
SHQIPËRIA U15: Kiri, Muca, Hasanago, Baca, Gjergji, Kaba, Syla, Musa, Kasa, Fikaj, Xhexhi.

Leave a Reply