Artan Veliu i FC Shkupit i bashkohet Renovës

Sulmuesi nga Gostivari, Artan Veliu  edhe zyrtarisht është larguar nga skuadra e Çairit dhe ka vendosur që karrierën e tij ta vazhdojë te skuadra e Renovës, njofton “infOSport.mk”.

Veliu skuadrës nga Çairi iu bashkua verën e vitit 2017-të nga rradhët e Gostivarit, ndërsa me fanellën e Futsal Shkupit numëron 20 ndeshje dhe 2 gola të shënuar. Ai gjatë këtij edicioni nuk u paraqit në asnjërën prej 3 ndeshjeve kampionale, ndërsa e gjithë kjo paralajmëroi largimin e tij nga Çairi.

Veliu te Renova do të vihet nën urdhërat e trajnerit Bujar Islami, te i cili beson të fitojë më shumë hapësira dhe të dëshmojë aftësitë sulmuese.

Leave a Reply