Anglia publikon listën për ndeshjet ndaj Kosovës dhe Bullgarisë

Trajneri i Kombëtares së Anglisë, Garet Sаutgejt ka publikuar listën për dy ndeshjet e radhës së “Albionit Krenar” në kuadër të eliminatoreve për për “Euro 2020”.

Muaji shtator do të jetë muaji i ndeshjeve kualifikuese për kombëtaret e futbollit.

Kështu, Anglia gjatë këtij muaji do t’i luaj dy ndeshje kualifikuese, ku njëra do të jetë me Përfaqësuesen e Kosovës dhe tjetra me Bullgarinë.

Fillimisht me 7 shtator do të përballen me Bullgarinë me 7 shtator, ndërsa kundër Kosovës do të luajnë me 10 shtator. Në të dyja ndeshjet kombëtarja angleze do të luaj si vendas.

Më poshtë keni listën e futbollistëve të ftuar për kët dy ndeshje nga ana e trajnerit Sautgejt.

LISTA E ANGLISË
Portierë: Tom Heaton, Jordan Pickford, Nick Pope
Mbrojtës: Trent Alexander-Arnold. Ben Chilwell, Joe Gomez, Michael Keane, Harry Maguire, Tyrone Mings, Danny Rose, Kieran Trippier, Aaron Wan-Bissaka
Mesfushorë: Ross Barkley, Jordan Henderson, James Maddison, Mason Mount, Alex Oxlade-Chamberlain, Declan Rice, Harry Winks
Sulmues: Harry Kane, Jesse Lingard, Marcus Rashford, Jadon Sancho, Raheem Sterling, Callum Wilson

Leave a Reply