Izair Emini ka gjetur golin e parë në futbollin kosovar me fanellën e Dritës, teksa të dielën ndihmoi skuadrën e tij në fitoren 3:0 ndaj Flamurtarit të Artim Shaqirit, njofton “infOSport.mk”.
Emini i cili te Drita u transferua këtë merkato të verës nga rradhët e Shkëndijës, u bë protagonist në ndeshjen e tij të parë që e zhvilloi para tifozëve të skuadrës së tij të re “Intelektualët”.
Tetovari shënoi në minutën e 48-të, kur ngriti epërsinë në 2:0, teksa dy golat tjerë për skadrën e Dritës mbajnë firmën e Haxhimusës (5’) dhe Gerbeshit (79’).
Përveç Eminit në formacionin e parë të strategut Ardian Nuhiu për ndeshjen me Flamurtarin ishin edhe Sedat Berisha, Bunjamin Shabani si dhe portieri Darko Tofiloski, i cili nga rradhët e Pobedës gjatë kësaj vere u transferua te skuadra gjilanase. Rikujtojmë ditë më parë Drita prezantoi edhe Ardian Cuculin, i cili pritet të jetë gati për ndeshjen e javës së ardhshme kundër Dukagjinit të Xhengis Rexhepit.