Të dielën mbylli siparin java e tretë në elitën e futbollit vendor, teksa rezultatet kanë prodhuar edhe ndryshime në renditjen tabelare, shkruan “infOSport.mk”
Interesant është fakti se pas 3 javësh të luajtura në LPFM, asnjë skuadër nuk ka marrë pikët e plota.
Tashmë në krye të tabelës ndodhen Akademia Pandevi dhe Renova me nga 7 pikë, teksa prapa tyre qëndron skuadra e Struga Trim Lum që po tenton të bëhet befasia më e këndshme e këtij fillim sezoni.
Pas Struga Trim Lum, në pozitën e katërt ndodhet Makedonija GJ.P, që së bashku me dy skuadrat kryesuese mund të lëvdërohet se nuk ka pësuar ende disfatë, për të vijuar në pozitën e 5-të FC Shkupi me 4 pikë, që tashmë ka shijuar të tre rezultatet e mundshme (fitore, barazim dhe disfatë).
Me pikë të njëjta në pozitën e 6-të ndodhet Vardari, për të vijuar më pas Rabotniçki dhe Sileksi që kanë nga një fitore, ndërsa në dy pozitat e fundit ndodhen Shkëndija dhe Boreci, që në tre xhirot e para kanë marrë vetëm nga një barazim.
Renditja Tabelare | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|