
Shkëndija e ka mbyllur me barazim 1:1 pjesën e parë të takimit kundër Makedonija GJ.P., e vlefshme për javën e tretë në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.
Njëherit goli i shënuar nga kampionët e vendit, ishte goli i parë i këtij sezoni, duke pasur parasysh se “kuqezinjtë” në dy xhirot e para kishin pësuar disfata minimale 1:0 përballë Akademia Pandevit, gjegjësisht Sileksit.
Autorë i golit të parë për sezonin 2019/2020 për Shkëndijën doli të jetë mbrojtësi Egzon Bejtullai, i cili në minutën e 41-të me kokë arriti që të mposhtë portierin Jovanovski pas një harkimi të brazilianit Huan Felipe nga rivënia e këndit.
Ndryshe Makedonija GJ.P kishte avansuar në Tetovë falë golit të shënuar nga Padu në minutën e 38-të.