Derbi shqiptarë në Çair pa fitues, Shkëndija nuk fiton edhe në Tetovë!

Derbi shqiptarë midis FC Shkupit dhe Renovës, i zhvilluar në Çair është mbyllur me barazimin 2:2, njofton “infOSport.mk”. Edhe një paraqitje të shkëlqyeshme në rradhët e FC Shkupit bëri sulmuesi kroat, Marin Jurina, i cili shënoi që të dy golat për “bardhekaltërit” shkupjan, ndërkohë në anën tjetër të njëjtën përgjigje dha sulmuesi Remzifaik Selmani.

Shkëndija u rikthye në Tetovë pas dy ndeshjeve në transfertë, mirëpo “kuqezinjtë” e Qatip Osmanit sërish zhgënjyen tifozët e tyre, pasi barazuan 1:1 me Makedonija Gj.P. Ishte mbrojtësi Egzon Bejtullai që shënoi golin e parë të këtij sezoni për kampionët e vendit, të cilët fitoren e parë në sezonin e ri duhet pritur në ndonjë ndeshje të rradhës.

Ndërkohë Struga Trim Lum shfrytëzoi në maksimum terrenin vendas, duke shënuar edhe fitoren e dytë kampionale. Të besuarit e trajnerit Jeton Beqiri në qytetin e bukur të Strugës mundën Sileksin me rezultatin 2:1, ndërkohë Akademia Pandev me rezultatin 2:0 ngadhnjeu ndaj Borecit të Burhan Mustafës.

Rikujtojmë të shtunën u zhvillua derbi i kryeqyetit, ku Vardari me rezultatin 2:0 mundi Rabotniçkin.

 

LPFM – Java 3
FC SHKUPI 2:2 RENOVA
SHKËNDIJA 1:1 MAKEDONIJA GJ.P
STRUGA Trim Lum 2:1 SILEKSI
AK.PANDEV 2:0 BORECI

 E shtunë:

 
VARDARI 2:0 RABOTNIÇKI

Leave a Reply