TVM do të transmetoj kampionatin italian

Rikthehet në ekranet e televizoneve të vendit, kampionati i Serisë A. Pas një kohe të gjatë pauzë, televizionin shtetëror i Maqedonisë së Veriut, ka fituar të drejtat për transmetimin e ligës më të fortë të futbollit italian.

Lajmin e ka bërë të ditur redaktori i redaksisësë së sportit në TVM2, Mustafa Ademi, duke njoftuar përmes profilit të tij në “fejsbuk”. Gjithsesi, servisi shtetëror do të ketë të drejtë të transmetoj vetëm nga një ndeshje në javë. Ndeshja e parë do të jetë të hënën ndërmjet Interit dhe Leces.

Leave a Reply