Maqedonia U18 me 5 shqiptarë në formacion mund Sllovakinë, shkëlqen Behari

Përfaqësuesja U18 e Maqedonisë që udhëhiqet nga strategu shqiptarë, Shkumbin Arsllani ka shënuar fitore në ndeshjen e saj të dytë në kuadër të turneut “Vaclav Jezhek” në Republikën Çeke, njofton “infOSport.mk”.

Talentët “verdhekuq” mundën Sllovakinë me rezultatin 3:2, në një ndeshje ku shkëlqeu futbollisti shqiptarë, Behar Feta.

Shkupjani fillimisht në minutën e26-të barazoi shifrat në 1:1, duke iu përgjigjur golit të Tomash Rigo në fillim të takimit, ndërsa po i njëjti në minutën e 30-të përfitoi një penalti, të cilën në gol e shndërroi Luka Stankovski.

Në pjesën e dytë sllovakët në minutën e56-të barazuan shifrat në 2:2 falë golit të shënuar nga Mojzhish, ndërkohë edhe pse nga minuta e 80-të Maqedonia U18 luajti me një futbollistë më pak në fushë, pas përjashtimit të Metodi Maksimov (dy kartonë të verdhë), arriti që të shënojë fitore 3:2, falë golit të shënuar nga rezervisti Mario Ilievski.

Në një aksion të njëjtë, përmes kundërsulmit, që e udhëhoqi talenti i FC Shkupit, Hamza Ramani, Ivan Nikolov doli i vetmuar para portierit kundërshtarë, mirëpo edhe pse e kaloi, nuk arriti që ta mposhtë, me ç’rast në fund ndeshja u mbyll me fitore minimale 3:2 të Maqedonisë, transmeton “infOSport.mk”.

Rikujtojmë gjatë ditës së djeshme të përzgjedhurit e trajnerit Shkumbin Arsllani u mundën nga Ukraina, skuadër kjo që udhëheq grupin “B” me 4 pikë, një më shumë se Maqedonia e vendit të dytë, ndërsa Sllovakia ndodhet në pozitën e fundit. Ndeshjen e fundit  Maqedonia U18 do ta zhvillojë me 24 gusht kundër Hungarisë, ndeshje kjo që do të luhet për vendin e tretë në kuadër të turneut “Vaclav Jezhek”.

Formacioni i parë i Maqedonisë U18:
12. Ivan Nikollovski; 4. Dimitar Todorovski (kap.), 5. Aleksandar Gjurkoski, 7. Behar FETA, 9. Azer Omeragiç, 11. Metodi Maksimov, 13. Benjamin DALIPI, 15. Imran FETAI, 16. Altrim JAKUPI, 18. Ljavdrim LATIFI, 20. Luka Stankovski

Leave a Reply