Struga Trim Lum ka shënuar fitore 5:1 në ndeshjen kundër Lokomotivës, e vlefshme për 1/16 e finales së Kupës së Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra strugane ishte dukshëm skuadër më e mirë në fushë, ndërsa një gjë të tillë dëshmon edhe vetë rezultati, i cili mund të ishte edhe më i thellë.
Florent Osmani realizoi dy gola në këtë ndeshje për Struga Trim Lum, ndërsa nga një gol shtuan edhe Abdulhadin Jahja, Emran Ramdani dhe përforcimi më i fundit, Klisman Klisi.