Skuadra kampione e Shkëndijës pas dy disfatave të njëpasnjëshme në kampionat, ka shënuar fitoren e parë në futbollin vendor, duke mundur Gostivarin në ndeshjen e 1/16 së finales së kupës, njofton “infOSport.mk”.
Fitore 4:1 për “kuqezinjtë” në këtë ndeshje, që shpresojnë të vazhdojnë me këtë ritëm edhe në ndeshjet kampionale dhe të rikthejnë buzëqeshjen në mesin e tifozëve të tyre.
Shkëndija avanson ndaj Gostivarit
Ndeshja e 1/16 së finales së Kupës së MaqedonisëGOSTIVARI – SHKËNDIJA 0:1(H. Felipe 39')
Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 21 август 2019 г.
Një gol i shënuar nga distanca nga ana e Huan Felipe mjaftoi që Shkëndija pjesën e parë ta mbyll me epërsi minimale, ndërkohë në pjesën e dytë të pranishmit në stadiumin e qytetit të Gostivarit patën mundësinë të shohin edhe 4 gola të tjerë, 3 prej të cilëve ishin pjesë e futbollistëve “kuqezi”.
Super aksion dhe Shkëndija dyfishon rezultatin ndaj Gostivarit
Super aksion dhe Shkëndija dyfishon rezultatin ndaj GostivaritNDESHJA E 1/16 SË FINALES SË KUPËS SË MAQEDONISËGOSTIVARI – SHKËNDIJA 0:2(O. Imeri 57')
Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 21 август 2019 г.
Një pasim në thellësi për Besart Ibraimin bëri që ky i fundit të manovrojë shumë mirë në zonën kundërshtare, ndërsa në momentin e goditjes ai vendosi të pasojë për Omar Imerin, i cili nuk e pati të vështirë që nga afërsia të ngritë epërsinë e Shkëndijës në 0:2, transmeton “infOSport.mk”.
Ky gol solli qetësi në mesin e futbollistëve tetovar, të cilët deri në fund me anë të Besart Ibraimit dhe Berat Beqirit shënuan edhe dy gola të tjerë, ndërsa golin e nderit për Gostivarin në këtë përballje e realizoi sulmuesi i huazuar nga rradhët e Rabotniçkit, Mario Stankovski.