Serxhinjo dhe Jurina demolojnë Teteksin

FC Shkupi pa shumë probleme ka kaluar në raundin e dytë të të Kupës së Maqedonisë, pasi sot në ndeshjen e 1/16 së finales mundi Teteksin me rezultatin 5:1, njofton “infOSport.mk”. Edhe pse skuadra tetovare ishte në rolin e nikoqirit, ndeshja u zhvillua në stadiumin e Çairit, mirëpo pa praninë e publikut, për shkak punimeve në tribunën kryesore.

Për këtë fitore të thellë të “bardhekaltërve” nga Çairi u përkujdes dyshja, Serxhinjo-Jurina, që shënuan të gjithë 5 golat.

Braziliani Serxhinjo realizoi “hat-trik”, teksa sulmuesi kroat realizoi dy gola të tjerë, duke konfirmuar formën e mirë dhe se FC Shkupi tek ai ka gjetur sulmuesin e duhur, që ndoshta i kishte munguar një kohë më të gjatë.

 

Leave a Reply