Futbollisti nga Kërçova, Ardian Cuculi është prezantuar te Drita e Gjilanit. Këta të fundit kanë në rrjetet sociale kanë publikuar fotografitë me Cuculin që kishte pozuar me fanellën e Dritës. Kërçovari dhe skuadra nga Gjilani para disa ditëve zyrtarizuan marrëveshjen, me palët që firmosën kontratë 1 vjeçare. Cuculi te skuadra e Gjilanit do të gjejë tre futbollistët tjerë nga vendi si Berishën, Shabanin dhe Eminin.
32 vjeçari sezonin e fundit ishte pjesë e Kukësit në Shqipëri, ndërsa më herët ka luajtur për Shkëndijën, Milanon, Pobedën, Napredokun dhe Partizanin./shenja/
Публикувахте от Drita FC в Сряда, 21 август 2019 г.