Bregallnica e Shtipit, që shihet si një ndër skuadrat kryesore pretendente për tu inkuadruar në Ligën e Parë, ka shpenzuar gjithë arsenalin e saj në ndeshjen e1/16 së finales kundër skuadrës së Cërnilishtes, ndaj së cilës në fund shënoi fitore me rezultatin 22:0, njofton “infOSport.mk”.
Në ndeshjen e zhvilluar dy ditë më parë në stadiumin e qytetit në Shtip, futbollistët e Bregallnicës ishin shumë të disponuar, ndërsa viktimë e tyre doli të jetë skuadra e Cërnilishtes, ndryshe vendlindjes së reprezentuesit të Maqedonisë së Veriut, Ezgjan Alioski.
Pjesa e parë doli të jetë e kobshme për skuadrën e Cërnilishtes që pranoi plotë 16 gola, apo pas çdo 2.8 minutash. Në videon më poshtë mund të shihni të gjithë golat e kësaj sfide të zhvilluar të hënën.