Argjentinasi Lionel Messi ka sjellë lajmin e madh nga stërvitja e fundit e sotme e Barcelonës.
Në prag të ndeshjes së javës së dytë në “La Liga” ndaj Real Betis, ylli argjentinas është stërvitur me ekipin.
16 ditë pas lëndimit që e la jashtë fillimit të sezonit të ri në elitën e futbollit spanjoll, Messi është i gatshëm t’i ndihmojë Barcelonën, skuadër kjo që në kuadër të javës së parë u mund nga Atletik Bilbao në udhëtim me rezultatin minimal 1:0.