Ardian Cuculi flet si futbollistë i Dritës së Gjilanit

Mbrojtësi kërçovarë, Ardian Cuculi gjatë ditës së sotme është prezantuar te skuadra e Dritës së Gjilanit. Ai kështu bëhet futbollisti i tretë nga Maqedonia e Veriut që i bashkohet kësaj skuadre nga Superliga e Kosovës gjatë këtij afati kalimtarë të verës, pasi më herët një gjë të tillë bënë ish shokët e tij nga koha e Shkëndijës, Izair Emini dhe Bunjamin Shabani.

Gjithsesi nuk duhet harruar këtu të shtojmë edhe dyshen Sedat Berisha-Ardian Nuhiu, me këtë të fundit që luan rolin e trajnerit tashmë, ndërsa bashkë me Berishën, Eminin dhe Cuculin në vitin 201-të i ishin gëzuar titullit të parë kampion të Shkëndijës së Tetovës në Maqedoninë eVeriut, njofton “infOSport.mk”.

“I lumtur qe bëhem pjese e kampionatit te Kosovës gjegjësisht ekipit Drita Gjilan. Me shprese se do te ndihmoj klubin ne arritjet e objektivave! Forca Drita”, – kishte shkruar Ardian Cuculi në rrjetet sociale.

Cuculi do të përforcojë krahun e majtë të mbrojtjes, ndërsa sipas asaj që shkruajnë mediat kosovare, ish mbrojtësi i Kukësit, do të jetë një ndër futbollistë më të paguar në elitën e futbollit kosovar.

Leave a Reply