Braziliani Filipe Kutinjo është duke shpresuar se me kalimin te gjigandët gjerman të Bajern Munihut mund të ringjallet, pasi Liverpulli nuk ishte këmbëngulës për ta rikthyer në ekip.
Kalimi i brazilianit te Barcelona 18 muaj më parë u shndërrua në një gabim të madh, pasi Kutinjo nuk arriti të prodhojë formën që e kishte bërë në “Enfilld Roud”.
Futbollisti 27-vjeçar dëshironte të rikthehej te Liverpulli, pasi “katalunasit” vendosën të shkurtonin humbjet e tyre.
Ëndrra e brazilianit u realizua për 145 milionë euro duke kaluar te spanjollët, por që zhgënjeu me paraqitjet në “La Liga”.
Por bordi i klubit anglez në konsulltim me trajnerin Jurgen Klop, bazuar në disa arsye refuzuan ta transferojnë sulmuesin anësore dhe pesë prej tyre mund t’i lexoni më poshtë.
1.Shumë i shtrenjtë rikthimi
2.Nuk do të arrinte të bënte vend në formacionin aktual startues
3.Fansat kundër brazilianit
4.Ka kërkuar të ishte lojtari kryesor i ekipit
5.Forma e dobët në Barcelonë