Fundi i finales së SuperKupës të Shqipërisë midis Partizanit dhe Kukësit, pati edhe nerva, përveç gëzimit në radhët e “demave të kuq”.
Sapo u dëgjua vërshëllima finale e arbitrit Hamiti, ishte mbrojtësi i Kukësit, ndryshe ish futbollisti i Shkëndijës, Olsi Teqja, ai i cili gjendej në anë të fushës, pranë tribunës përkarshi, raporton “Panorama Sport”.
Ai u kap me disa tifozë të Partizanit që gjendeshin në atë sektor të stadiumit, dhe pasi shkëmbeu disa fjalë me ta, kaloi edhe dy tabela reklamash, duke shkuar deri tek hekurat rrethues.
U desh ndërhyrja e lojtarëve të Partizanit, por edhe të personave të sigurimit, për të qetësuar nervat e lojtarit e për të mos lënë situatën të përshkallëzohej.