Para pak çastesh trajneri i kampionëve të Shkëndijës, Qatip Osmani, ka bërë publik formacionin me të cilin do të zbret në fushë përballë Sileksit, njofton “infOSport.mk”. Bie në sy mungesa e Besart Ibraimit, sulmuesit kryesor të “kuqezinjëve” viteve të fundit, ndërsa gjithashtu në 11-shen e parë mungojnë edhe Stenio Zhunior dhe Zeni Husmani.
Kësisoj në portë do të jetë Zahov, ndërsa vijën difenzive do ta përbëjnë Murati, Bejtullai, Çeshmexhiev dhe Mici.
Në mesfushë rikthehet kapiteni Armend Alimi, që do të manevrojë së bashku edhe me Enur Totre dhe Omar Imerin, Agim Ibraimi dhe Huan Felipe do të jenë më të avansuar në mesfushë, duke ndihmuar gjithnjë sulmuesin e vetëm, Marjan Radeski.
Ndeshja midis Sileksit dhe Shkëndijës starton në ora 17:00, ndërsa që të dyja skuadrat janë në kërkim të pikëve të para në sezonin e ri.
Formacioni 🙌🏻🕔 17:00
Публикувахте от KF Shkëndija в Неделя, 18 август 2019 г.