Partizani me Belicën fitojnë SuperKupën e Shqipërisë

Partizani i Egzon Belicës ka fituar SuperKupën e Shqipërisë, teksa sonte në ndeshjen e zhvilluar në “Elbasan Arena” në finalen e madhe mundi Kukësin me rezultatin 4:2, edhe atë pas kohës shtesë, pasi ndeshja në kohën e rregullt u mbyll me shifrat 2:2, njofton “infOSport.mk”.

Esat Mala vetëm pas 5 minutave lojë kaloi në epërsi Partizanin, ndërkohë Musta në minutën e 35-të barazoi shifrat në 1:1. I njëjti futbollistë në minutën e 56-të për herë të parë kaloi Kukësin në epërsi në këtë ndeshje, mirëpo vetëm dy minuta para fundit të takimit, Partizani falë sulmuesit Braun arriti që të barazojë shifrat në 2:2.

Ky rezultat solli vazhdimet dy herë nga 15 minuta, ndërsa këtu fjalën kryesore e pati rezervisti Braun, i cili shënoi edhe dy gola të tjerë (94’, 99’), duke rrumbullaksuar në këtë mënyrë “hat-trikun” e tij të parë me fanellën e skuadrës kampione të Shqipërisë, që në këtë mënyrë e nisi sezonin e ri me një trofe, duke paralajmëruar edhe këtë vit kundërshtarët e tij, e në veçanti Kukësin, me të cilën skuadër do të takohet sërish pas 6 ditëve, kësaj rradhe në kuadër të javës së parë të sezonit 2019/2020 në Superligë.

Leave a Reply