Nuk ndalet Ferizaji, transferon edhe dy super futbollistë

Ferizaji në çastet e fundit të merkatos në Superligën e Kosovës, ka shpërrthyer duke transferuar plotë 14 futbollistë, njofton “infOSport.mk”. Pasi brenda 24 orëve kishte transferuar plotë 12 futbollistë, në mesin e të cilëve edhe dy futbollistët shkupjan, Bujamin Asani dhe Behar Bardhi, drejtuesit e skuadrës kosovare gjatë ditës së sotme kanë prezantuar edhe dy emra të rinj, që do të jenë njëherit edhe përforcimet e fundit të skuadrës “bardhekaltër” për sezonin e ri futbollistik në Kosovë, që starton sot.

Emra të rinj te Ferizaji, janë qendërmbrojtësi Viktor Kuka, që në këtë mënyrë rikthehet sërish në kampin “bardhekaltër”, dhe sulmuesi Adonis Shala, që vjen nga rradhët e Feronikelit.

Sa i përket Viktor Kukës, ky i fundit vjen nga rradhët e Dritës, ndërsa edhe sezonin e kaluar kishte luajtur në formë huazimi te  Ferizaji. Kësisoj për Kukën nuk duhet të jetë problem adaptimi me skuadrën e tij të re, të vjetër, pasi i njëjti pritet të jetë një lider i vërtetë në mbrojtje, ndërsa drejtuesit e Ferizajit besojnë fuqishëm edhe në aftësitë realizuese të Adonis Shala.

Leave a Reply