Futbollisti shumë i kritikuar Filipe Kutinjo sezonin e ri do të luaj në Bundesligë me ekipin e Bajern Munihut. Lajmin për ESPN e konfirmoi Giljermo Amor, një prej drejtorëve në “Kamp Nou”.
Mesfushori brazilian ishte paraparë të luaj në ndeshjen hapëse ndaj Atletik Bilbaos, mirëpo vetëm disa orë para fillimit të këtij takimi ishte larguar nga grupi i futbollistëve.
Kutinjo pritet që të dielën të arrijë në Munih. Thuhet se i njëjti është pajtuar me këtë transferim dhe një gjë të tillë i ka premtuar edhe shefit të “bavrezëve”, Karl Hajnc Rumenige.
Largimi i Kutinjos rrit shanset e Nejmar për tu rikthyer në “Kamp Nou”, një transferim ky shumë i përfolur gjatë kësaj merkatoje.
🚨 [Rac1] | Guillermo Amor (Relationship Manager): “Coutinho will play for one season as on loan at Bayern Munich”.
Neymar?: “What will happen will happen”
Good luck Philippe, hope you will be back stronger. pic.twitter.com/stjkV7P9ao
— BarçaTimes (@BarcaTimes) August 16, 2019