Robert Levandovski është një rekord më vete në Bundesliga. Sulmuesi i Bajernit të Munihut nuk ndalet së shënuari, teksa edhe këtë edicion futbollistik e nisi me një dygolësh në sfidën ndaj Hertës së Berlinit.
Me këto dy finalizime Levandovski vendosi një rekord të ri pasi u bë futbollisti i parë në historinë e Bundesligës që shënon në 5 sezone rresht gjatë javës së parë të kampionatit.
Në 5 vitet e fundit, Levandovski ka realizuar në total 8 gola në ndeshjet debutuese.