Filipe Kutinjo do të jetë futbollisti më i ri i Bajernit të Munihut. Ylli brazilian ka arritur marrëveshje me klubin gjerman për huazimin një vjeçar në “Alianc Arena”.
Pas Barcelonës ka qenë edhe gjiganti gjerman që ka konfirmuar marrëveshjen e arritur me gjigantët “katalunas”.
“Unë mund të konfirmoj se së bashku me Hasan Salihamixhiç kemi qenë të mërkurën në Barcelonë ku kemi arritur marrëveshje me Barcelonën dhe Filipe Kutinjon”.
“E kemi përcjellë për një kohë të gjatë Kutinjon dhe tani ai do të jetë futbollist i yni si huazim”, – ka thënë Karl Hajnc Rumenige.
Bajerni i Munihut do ta ketë edhe të drejtën e blerjes së kartonit të futbollistit brazilian, por kjo shumë ende nuk është bërë publike nga asnjëra skuadër.