Skuadra kampione e Bajernit të Munihut sezonin e ri në Bundesligë e nisi me barazim 2:2 përballë Hertës së Berlinit, njofton “infOSport.mk”.
“Bavarezët” kaluan të parët në epërsi falë golit të shënuar nga Robert Levandovski në minutën e 24-të, mirëpo pjesa e parë i gjeti ata në disavantazh pas dy golave të shpejtë të Hertës së Berlinit me anë të Lukebakio (36’) dhe Marko Grujiç (39’).
Bajerni disfatës i shpëtoi në pjesën e dytë, kur Levandovski shënoi edhe golin e dytë personal, kësaj rradhe të shënuar nga pika e bardhë saktësisht pas një ore lojë. Bajerni i Munihut deri në fund të ndeshjes tentoi të shënonte edhe golin e tretë, mirëpo pa sukses, ashtu që duheshe të kënaqet me vetëm një pikë nga ndeshja e hapjes e kampionatit.