Arsenali ka shënuar edhe fitoren e dytë rradhazi në Premierligë, pasi sot në “Emirates” mundi ekipin e Bërnlit me rezultatin 2:1, shkruan “infOSport.mk”. Sërish golin e fitores për “topçinjtë” e realizoi Pjer Emerik Obamejang, që realizoi edhe javën e kaluar përballë Njukasëll Junajtedit.
Ndryshe Aleksandre Lakazet kaloi në epërsi Arsenalin në minutën e 13-të, ndërkohë Ashli Barns dy minuta para fundit barazoi shifrat në 1:1. Një ndeshje shumë të fortë për Arsenalin gjatë ditës së sotme zhvilloi edhe Dani Sebajos (i huazuar nga Real Madridi), i cili asistoi në shënimin e dy golave, përfshirë këtu edhe atë të Obamejang.
Arsenali falë kësaj fitore merr kreun e tabelës me 6 pikë, të paktën deri tek përfundimi i ndeshjeve të kësaj fundjave që luhen sot dhe nesër.