Labinot Ibrahimi prezantohet te Prishtina

FC Prishtina ka arritur të sjell në radhët e saj ish-mbrojtësin e saj me përvojë të madhe, Labinot Ibrahimi, i cili te skuadra nga kryeqendra kosovare vjen nga rradhët e skuadrës kampione të Shqipërisë, Partizani.

Te këta të fundit Ibrahimi ishte transferuar gjatë vitit 2013-të, pikërisht nga Prishtina, me të cilën skuadër në elitën e futbollit kosovar numëron 108 ndeshje, 5 gola të shënuar dhe dy tituj kampion.

“Pas gjashtë vitesh rikthehem aty ku e nisa. Jam shumë i lumtur dhe besoj se me kontributin tim t’ia arrijmë edhe qëllimet të cilat i ka FC Prishtina”.

“Ekipin e Prishtinës e njoh, e kam ndjekur secilën ndeshje që kam pasur mundësi, janë djem të ri, punëtor dhe së bashku besoj do t’i arrijmë objektivat”.

“E falënderoj edhe kryetarin Ejupi si këmbëngulës që të vija te Prishtina, po ashtu edhe profën, Mirel Josa. Inshalla vetëm me këmbë të mbar dhe t’ia nisim kampionatit siç duhet” – ishte deklarata e parë e Ibrahimit si futbollist i ri i Prishtinës.

Ndryshe Ibrahimi për 6 vite të kaluara te Partizani, ai zhvilloi plotë 188 ndeshje në të gjitha garat, duke regjistruar edhe 7 gola dhe 4 asistime.

 

Leave a Reply