Gostivari ka kompletuar transferimin e futbollistit tetovar, Sherif Rexhepi, i cili edicionin e fundit luajti me fanellën e Vëllazërimit të Kërçovës, njofton “infOSport.mk”.
Bëhet fjalë për një futbollistë vetëm 20-vjeçar, i cili sezonin e kaluar me Vëllazërimin në Ligën e Dytë – Perëndim realizoi plotë 11 gola.
Ndryshe Rexhepi rrjedhë nga shkolla e Teteksit, ndërsa Gostivari do të jetë klubi i tij i tretë në karrierë.
Ai menjëherë është vënë nën urdhërat etrajnerit Erxhan Menga, ndërsa aftësitë e tij realizuese do jenë në dobi të skuadrës së Gostivarit, që edhe këtë vit shihet si një ndër skuadrat favorite për tu inkuadruar në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë së Veriut.