Skuadra kampione e Kosovës, Feronikeli gjatë ditës së sotme ka prezantuar mesfushorin Haxhi Neziraj, i cili është dakorduar që ti mbrojë ngjyrat e skuadrës nga Drenasi.
Ndryshe bëhet fjalë për një mesfushor me tipare sulmuese, i aftë për të luajtur edhe si mesfushor qendror, por edhe në pozicionin mbrapa sulmuesve i njohur si sulmues i dytë.
Ai është i njohur me Superligën e Kosovës, pasi ka luajtur me Dritën e Gjilanit, ndërsa karrierë ka edhe në Europë, pasi për shumë vite ishte pjesë e Superligës së Zvicrës, duke mbrojtur ngjyrat e FC Luzern.
Neziraj ka qenë gjithashtu pjesë e Kategroisë Superiore të Shqipërisë, kur gjatë vitit 2018-të iu bashkua skuadrës vlonjate të Flamurtarit.
Neziraj ne Superligën e Kosovës numëron 27 ndeshje, ndërsa ka zhvilluar gjithsejë 4 ndeshje edhe në Europë, nga dy në kuadër të ndeshjeve eliminatore të Ligës së Kampionëve, gjegjësisht Liga Europa.