Cuculi te Drita, Shameti te Gjilani!

Deri dje ishin shokë skuadre, ndërsa në sezonin e ri, tashmë ish dyshja mbrojtëse e Kukësit, Ardian Cuculi dhe Ylli Shameti, do të jenë kundërshtarë, edhe atë të flaktë pasi vendosën që të zgjedhin fanellat e dy rivalëve të përbetuar nga qyteti i Gjilanit, Dritën, gjegjësisht Gjilanin.

Ardian Cuculi zgjodhi Dritën, ndërsa sipas asaj që raporton “Gazetasheshi.com”, Ylli Shameti ka pranuar ofertën e Gjilanit.

Mbrojtësi gjirokastrit që nga orët e hershme të mëngjesit ka qenë në qytetin e Gjilanit për të finalizuar detajet e fundit të marrëveshjes.

Akordi tashmë siç duket është gjetur dhe Shameti brenda pak orësh prezantohet te SC Gjilani.

Ish-kapiteni i Kukësit ishte kërkuar edhe nga disa skuadra të tjera në Kategorinë Superiore, por që në fund vendosi për ofertën e Gjilanit.

Sikurse Cuculi te Drita, po ashtu edhe Shameti te Gjilani janë ndër mbrojtësit më të paguar në kampionat.

Leave a Reply