Liverpulli mbrëmë në vitrinat e saja shtoi edhe një trofe europian, duke triumfuar në kuadër të SuperKupës së Europës. “Redsat” në finalen e Stambollit mundën Çelzin, edhe atë vetëm pas penaltive, pasi ndeshja në kohën e rregullt dhe në vazhdimet dy herë nga 15 minuta u mbyll me barazimin 2:2.
Që të dy golat për Liverpullin në këtë ndeshje i realizoi Sadio Mane, duke treguar edhe njëherë tjetër vlerat e mëdha si futbollistë, ndërsa gjesti që bëri me djaloshin që priste topa, e bënë të madh atë edhe jashtë fushave të futbollit.
Derisa Mane po qëndronte në stol, për një çast para tij kaloi një djalosh, që po kapte topat, ndërsa të njëjtin e gëzoi duke i dhuruar fanellën e tij që e mbante pas shpine.
Përveç kësaj Mane i dhuroi edhe një përqafim djaloshit duke sjellë jo pak reagime pozitive për natyrën e tij jo pak humane.
What a fella 👏👏👏 pic.twitter.com/rGITIUtaCK
— The Redmen TV (@TheRedmenTV) August 14, 2019