Java e dytë në elitën e futbollit vendor vjen me disa ndeshje shumë interesante, ku spikasin disa ndeshje, edhe atë duke filluar që nga derbi lokal i së shtunës midis Rabotniçkit dhe FC Shkupit, njofton “infOSport.mk”.
Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në arenën “Todor Proeski”, ndërsa e njëjta do të drejtohet nga arbitri shkupjan, Igor Stojçevski.
Arbitri nga Manastiri, Bllagojçe Rallevski do të drejtojë ndeshjen në stadiumin e qytetit në Tetovë, aty ku mejdanin do të ndajnë dy skuadrat shqiptare, Renova dhe Struga Trim, Marjan Eckoski do të jetë kryesori i takimit që do të zhvillohet në Kratovë midis Sileksit dhe kampionëve të Shkëndijës, ndërkohë Josip Barton është caktuar për takimin midis Borecit dhe Vardarit në Veles, shkruan “infOSport.mk”.
Ndërkohë ndeshjen midis dy skuadrave finaliste të Kupës së Maqedonisë së Veriut, Makedonija GJ.P dhe Akademia Pandevit që do të zhvillohet në terrenin kryesor të kompleksit pranë FFM-së do ta drejtojë Aleksandar Stavrev.
Të gjitha ndeshjet e javës së dytë startojnë në ora 17:00, ndërsa KËTU mund të shihni listën e plotë të arbitrëve që janë caktuar nga ana e Komisionit përkatës.