Ekipi i kombinuar i Sileksit gjatë ditës së sotme në stadiumin e qytetit në Kratovë zhvilloi një ndeshje kontrolluese përballë ekipit të Ligës së Dytë, Kit Go, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra e trajnerit Goran Simov shënoi fitore minimale 1:0, ndërsa e njëjta i shërbeu për të parë formën e disa prej futbollistëve që trokasin në formacionin e parë, por gjithashtu edhe formën e disa titullarëve në prag të ndeshjes së dielës kundër Shkëndijës.
Ndryshe autorë i golit të vetëm në këtë përballje doli të jetë futbollisti i talentuar shqiptarë, Metin Rushiti, i cili Sileksit iu bashkua gjatë kësaj vere nga rradhët e Makedonija GJ.P. Ndryshe bëhet fjalë për një 18-vjeçarë, i cili te Sileksi shpreson të ketë më shumë hapësira dhe të dëshmojë cilësitë e tij, që vërtetë nuk i mungojnë, shkruan “infOSport.mk”.
Rikujtojmë Sileksi sezonin e ri futbollistik e nisi me disfatë në transfertën në Tetovë ndaj Renovës, ndërkohë të dielën në Kratovë do të mirëpret kampionët e Shkëndijës.