Me zhvillimin e ndeshjeve të kthimit mbrëmë në kuadër të turit të tretë eliminatorë të Ligës së Kampionëve, edhe zyrtarisht janë mësuar çiftet e ndeshjeve të “play-off” që në program janë me datë 20-21 gusht dhe 27-28 gusht. Kështu, skuadra finaliste e vitit të kaluar, Ajaksi, për një vend në grupet e Ligës së Kampionëve do të luftojë me APOEL Nikozia, Olympiakosi grek do të përballet me rusët e Krasnodar, që bënë çudinë e madhe duke eliminuar Porton.
Dinamo Zagrebi i Arijan Ademit, që ishte një ndër autorët e golave në fitoren e mbrëmshme 4:0 ndaj Ferencvaroshit do të luaj kundër Rosenborgut norvegjez, ndërkohë skuadra rumune e Kluzh, që mbrëmë befasoi me eliminimin e Selltikut do të përballet me Sllavia Pragën.