Mesfushori kroat, Ivan Perishiq në sezonin e ri futbollistik do të luaj në Bundesligë me skuadrën e Bajernit të Munihut.
Kroati do të luaj në formë huazimi te skuadra “bavareze”, drejtuesit e së cilës do të duhet të paguajnë 5 milion euro, ndërsa gjithashtu do të jenë të detyruar që në fund të sezonit të paguajnë klauzolën prej 20 milion eurove, për blerjen e kartonit të tij.
30-vjeçari Perishiq pjesë e Inerit ishte për 4 vite, duke zhvilluar plotë 163 ndeshje dhe duke realizuar 40 gola.
Bundesliga për mesfushorin kroat nuk është ndonjë kampionat i panjohur, duke pasur parasysh se numëron plotë 112 ndeshje dhe 27 gola të shënuar, si pjesë e skuadrave të Volfsburgut dhe Borusia Dortmundit.