Dinamo Zagrebi pjesën e parë të ndeshjes së kthimit në kuadër të raundit të tretë eliminatorë të Ligës së Kampionëve kundër Ferencvaroshit e ka mbyllur me epërsi minimale 1:0, kjo falë golit të shënuar nga futbollisti shqiptarë, Arijan Ademi, njofton “infOSport.mk”.
Golin e avantazhit për Dinamo Zagrebin, Ademi e realizoi në minutën e 15-të, kur mjaft mirë shfrytëzoi asistin e Olmos, dhe me një goditje të fuqishme me të majtën e tij shënoi në rrjetën e Dibush.
Rikujtojmë ndeshja e parë në “Maksimir” ishte mbyllur me barazimin 1:1, ashtu që ky gol i Ademit për momentin e sheh Dinamo Zagrebin në raundin tjetër.