Shënoi një super gol ndaj Fejenord, mbrojtësi kosovar në formacionin e javës në Holandë (VIDEO)

Dy gola të bukur në dy javët e para të edicionit të ri në elitën e futbollit holandez për mbrojtësin e Kosovës, Ibrahim Dreshaj – Dresheviç, shkruan “infOSport.mk”.

Pas euro-golit të shënuar të dielën ndaj Fejenordit, kosovari 22-vjeçar i lindur dhe i ritur në Suedi, është përfshirë në 11-shen më të mirë të javës në “Erdevisie”.

Dreshaj realizoi gol nga një distancë prej 35 metrash kundër Fejenordit, duke i siguruar në këtë mënyrë një pikë skuadrës së tij, Herenveen, që pas dy xhirove të para ka tubuar 4 pikë.

Herenveeni në xhiron e parë kishte shënuar fitore 4:0 si mysafir i Herakles, ndërsa edhe në atë ndeshje futbollisti i talentuar kosovar kishte shënuar gol.

Dy gola në dy ndeshje për një futbollistë të mbrojtjes, janë këto statistika mbresëlënëse, ndërsa edhe një lajm i mirë për trajnerin e përfaqësueses së Kosovës, Bernard Çallands, i cili mund të grumbullojë këtë talent për ndeshjet eliminatore të shtatorit, kur “Dardanët”  fillimisht me 7 shtator do të mirëpresin Çekinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërkohë 3 ditë më vonë do të luajnë kundër Anglisë në “St. Mary Stadium”, njofton “infOSport.mk”.

Ndryshe kjo është hera e dytë pas dy xhirove të para që Dreshaj përfshihet në 11-shen e javës në elitën e futbollit holandez.

Leave a Reply