Rabotniçki gjatë ditës së sotme ka vendosur të nënshkruajë kontratë profesionale me futbollistin e talentuar të shkollës së tyre, Metodi Maksimov, njofton “infOSport.mk”.
Mesfushori 16-vjeçar, i cili ishte një ndër lojtarët më të dalluar tek gjenerata e tij, me “romantikët” ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare.
Ai edhe pse në moshë të re, ishte pjesë e grupmoshave të reja U18 dhe U19 të Maqedonisë së Veriut, ndërsa pikërisht talenti dhe puna e tij e palodhshme bënë që drejtuesit e skuadrës së Rabotniçkit ti ofrojnë atij kontratë profesionale.
Rikujtojmë Rabotniçki sezonin e ri futbollistik e nisi me disfatë nga Struga Trim Lum, ndërsa të shtunën në kuadër të xhiros së dytë në arenën “Todor Proeski” do të mirëpret FC Shkupin.