Java e dytë në elitën e futbollit vendor nis me derbin lokal Rabotniçki-FC Shkupi, ndeshje kjo që në program do të jetë të shtunën me fillim në ora 17:00, njofton “infOSport.mk”. Njëherit kjo do të jetë ndeshja e vetme që do të zhvillohet një ditë më herët, dhe e njëjta do të transmetohet drejtëpërdrejtë në në Arena Sport dhe RTVM.
4 ndeshjet tjera të kësaj xhirohe në program janë të dielën. Shkëndija sërish do të luaj në transfertë, kësaj rradhe ndaj Sileksit në Kratovë, me shpresë se do të marrë fitoren e parë në sezonin e sapofilluar, në Tetovë do të takohen dy skuadrat shqiptare, Renova dhe Struga Trim Lum, Boreci në Veles do të mirëpret Vardarin, një duel ky që pritet të tërheq shumë shikues në tribuna, ndërkohë në Shkup, Makedonija GJ.P do të mirëpret Akademia Pandevin.
Do të jetë kjo njëherit edhe një reprizë e finales së fundit të Kupës së Maqedonisë, mes dy skuadrave që këtë vit prezantuan vendin tonë në ndeshjet eliminatore të Liga Europa.