Juventusi prezantoi brazilianin, Danilo

Juventusi edhe zyrtarisht gjatë ditës së sotme ka prezantuar mbrojtësin brazilian, Danilo, i cili te kampionët e Italisë u transferua gjatë javës së kaluar nga rradhët e Mançester Sitit. Në drejtim të kundërt u transferua Zhoao Kanselo. 28-vjeçari Danilo mendon se pikërisht ky është momenti ideal për të për t’iu bashkuar skuadrës së Juventusit.

“Përshtypjet e mia të para janë shumë të mirë. U mirëprita shumë ngrohtë dhe mund të them se po ndjehem shumë mirë gjatë këtyre ditëve të mia të para. Kam qenë në bisedime me Juventusin edhe në të kaluarën, mirëpo mendoj se tani është momenti i qëlluar për të ardhur këtu. Në Torino i kam të gjitha kushtet që të jem i lumtur. Për mua atmosfera nuk është me rëndësi vetëm në terren, por edhe jashtë saj, ndërsa tek Sarri pash një sjellje të shkëlqyeshme ndaj skuadrës” – tha Danilo.

Leave a Reply