Qatip Osmani: Definitivisht duhet të ndryshohet diçka te Shkëndija!

Është evidente se Shkëndija ka nevojë për ndryshime, kjo pasi kampionët në fuqi të vendit pas zhgënjimit në ndeshjet europiane, tifozëve të tyre ju sollën edhe një zhgënjim tjetër, këtë herë në ndeshjet kampionale, aty ku tashmë disa vite me rradhë nuk mbahet mend të kenë startuar me disfatë një kampanjë të re, njofton “infOSport.mk”.

Shkëndija u mund 1:0 në transfertën me Akademia Pandevin, ndërsa sërish u përsëriten problemet me efikasitetin, pasi “kuqezinjtë” shpërdoruan shumë raste edhe në këtë ndeshje, duke mos arritur të shënojnë.

“Është evidente se na përsëriten gabimet me realizimin dhe konkretizimi i rasteve para portës kundërshtare. Kjo gjë na ndodhte edhe në lojat në Europë, por edhe në takimet kontrolluese. U munduam me disa ndryshime të jemi më konkret, fatkeqësisht nuk i’a arritëm edhe pse krijuam disa raste. Normal nuk mjaftojnë vetëm rastet, pasi duhet të shënohet” – tha fillimisht Osmani pas përfundimit të ndeshjes ndaj Akademia Pandev në Strumicë, duke shtuar se te Shkëndija ka ardhur koha për ndryshime: “Sigurisht është evidente se duhet të ndryshohet diçka. Çfarë ndryshimi do të shohim, por ndyshim duhet“.

Shkëndija ndeshjen e javës së dytë të sezonit të ri 2019/2020 do ta zhvillojë sërish si mysafir, kësaj rradhe ndaj Sileksit në Kratovë.

Leave a Reply