Pas Albian Ajetit, i cili u transferua te Uest Hami, një tjetër futbollistë shqiptarë ka vendosur të luaj në Premierligë. Bëhet fjalë për talentin e Bajernit të Munihut, Meritan Shabani, i cili është transferuar te skuadra angleze e Vulverhemptonit.
Shabani me skuadrën angleze ka nënshkruar kontratë tre vjeçare.
Shabani llogaritej si ndër lojtarët më të talentuar të Bajernit, ndërsa vitin e kaluar kishte bërë debutimin e tij në Bundesligë.
Shabani ka zhvilluar tri paraqitje zyrtare me ekipin e parë të Bajernit, ndërsa ka luajtur disa ndeshje miqësore me klubin rekordmen gjerman.
20-vjeçari fillimisht do t’i bashkohet skuadrës U23 së Vulverhemptonit, ku trajner është Rob Edvards, por pritet që stërvitjet t’i mbajë me ekipin e parë.