Hasan Krasniqi është trajneri më jetëshkurtër në historinë e futbollit kosovar, pasi që nuk ka arritur të drejtojë ekipin e Vitisë më shumë se 20 ditë, teksa është larguar ende pa filluar kampionati, shkruan Gazetasheshi.com.
Krasniqi dhe Vitia kanë ndërprerë bashkëpunimin ende pa e nisur mirë atë, teksa klubi nga Liga e Parë e ka gjetur menjëherë zëvendësuesin e tij.
Arsim Abazi mund të jetë pasues i Krasniqit, megjithëse klubi është duke negociuar për timonierin e ardhshëm.
Aktualisht stërvitjen po e drejtojnë kapitenët e ekipit.
Krasniqi ishte emëruar në fillimin e muajit korrik si trajner i ekipit, pasi që drejtuesit e klubit nuk kishin rënë dakord me trajnerin gjilanas Milaim Zuzaku.
Deri më tani FC Vitia ka zhvilluar disa duele kontrolluese, teksa së fundmi ka mposhtur Lepencin me rezultat bindës 3:0.