Përfaqësuesa U18 e Maqedonisë, që udhëhiqet nga strategu kërçovarë, Shkumbin Arsllani, prej datës 19 deri më 25 gusht do të marrë pjesë në turneun e fortë testues në Çeki, aty ku do të marrin pjesë gjithsej 6 skuadra, të ndara në dy grupe, njofton “infOSport.mk”.
Maqedonia bënë pjesë në grupin “B” së bashku edhe me Ukrainën dhe Sllovakinë, ndërkohë në grupin “A”, përveç përfaqësueses vendase të Çekisë, do të luajnë edhe Hungaria dhe Letonia.
Dy skuadrat e para në grupe do të luftojnë për vendin e parë, ato të vendit të dytë do të luajnë për vendin e tretë, ndërsa dy skuadrat e fundit në grupe do të luftojnë për pozitën e 5-të.
Ndeshjen e parë përfaqësuesja e Maqedonisë do ta zhvillojë me 21 gusht kundër Ukrainës, ndërsa një ditë më vonë do të përballen me Sllovakinë, transmeton “infOSport.mk”.
Varësisht rezultateve në këto dy ndeshje, Maqedonia do të mësojë kundërshtarin e tretë në këtë turne, i cili do të jetë nga grupi “A”, ndërsa që të gjitha ndeshjet, qoftë ata për vendin e parë, të tretë, apo edhe të pestë, do të zhvillohen me 24 gusht.
Më poshtë mund të shihni edhe orarin e ndeshjeve në kuadër të të dyja grupeve.