Armend Çajani edhe zyrtarisht dy vitet e ardhshme do të jetë pjesë e nënkampionëve të Shqipërisë, Kukësit. Një gjë të tillë “infOSport.mk” kishte njoftuar që dy ditë më parë, ndërsa sot ka ardhur konfirmimi edhe nga ana e drejtuesve të skuadrës nga Verilindja e Shqipërisë.
Njoftimi i Kukësit:
“Klubi njofton arritjen e marrëveshjes me Armend Çajanin. Mesfushori ka firmosur kontratë me skuadrën tonë për dy sezone.
Ish futbollisti i FC Shkupit, i cili së fundmi luajti me Genç Kalemler në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut, prej ditësh i është bashkuar skuadrës sonë dhe po zhvillon përgatitjet për sezonin e ardhshëm futbollistik .
MirëseerdheÇajani”.
21-vjeçari Çajani bëhet kështu shkupjani i dytë, pas Edis Maliqit që i bashkohet Kukësit dhe gjithsej futbollisti i katërt nga Maqedonia e Veriut, pasi pjesë e Kukësit janë edhe tetovari, Valon Et’hemi dhe kërçovari, Ardian Cuculi. Ky i fundit ka gjasa që të largohet nga kjo skuadër, ndërsa si destinacion i rradhës do të jetë Superliga e Kosovës.