Ish sulmuesi i Tiranës i bashkohet Makedonija GJ.P

Ish sulmuesi i Tiranës, Dejan Bllazhevski, i cili sezonin e fundit e mbylli me fanellën e Rabotniçkit, në sezonin e ri 2019/2020 do të luaj për Makedonija GJ.P., njofton “infOSport.mk”.

Sulmuesi 33-vjeçar prej sot i është bashkuar skuadrës nga Gjorçe Petrovi, e cila tashmë në vijën sulmuese do të ketë dy sulmuesit e skuadrave nga kryeqendrat shqiptare, Prishtina dhe Tirana, Alen Jasharovski dhe Dejan Bllazhevski.

Megjithatë nga tabori i “verdhekuqve” paralajmërojnë edhe ndonjë transferim tjetër, sidomos në repartin e sulmit, që pritet të jetë më efikas me dyshen në fjalë, duke mos harruar këtu edhe brazilianin Robson.

Makedonija GJ.P, sezonin e ri futbollistik që starton këtë fundjavë do ta nis si mysafir kundër rivalit lokal, Vardarit.

Leave a Reply