Ardian Cuculi i bashkohet Prishtinës!?

Pas Leonit Abazit të Skënderbeut, drejtuesit e Prishtinës në rradhët e tyre dëshirojnë të sjellin edhe mbrojtësin e krahut të majtë të Kukësit, Ardian Cuculi.

Ky i fundit që pas ardhjes së Shpëtim Duros nuk po stërvitet me skuadrën shqiptare, ndërsa informacionet e “infOSport.mk” thonë se kërçovari do të veshë fanellën e skuadrës me më shumë trofe në Kosovë, Prishtinës.

Cuculi kësisoj ka gjasa të ju bashkohet ish bashkëlojtarëve nga Shkëndija, Izair Eminit, Muhamed Useinit, Xhelil Abdullah dhe Bunjamin Shabanit, që gjatë kësaj merkatoje vendosën të vazhdojnë karrierën e tyre në Superligën e Kosovës.

Ndryshe do të jetë kjo aventura e tretë e Cuculit jashtë Maqedonisë, pas atyre dy në Superligën e Shqipërisë, kur fillimisht verën e vitit 2014-të i ishte bashkuar Partizanit nga rradhët e Shkëndijës, ndërsa nga po e njëjta skuadër verën e vitit 2018-të, iu bashkua Kukësit.

Leave a Reply