Vardari nënshkruan me 8 futbollistë të rinj

Skuadra nënkampione e vendit, Vardari, duke pasur parasysh dënimin nga ana e UEFA-s, për mos angazhimin e futbollistëve të rinj për dy edicione, përfshirë edhe këtë aktual, gjatë ditës së sotme ka njoftuar për nënshkrimin e kontratave me plotë 8 futbollistë të rinj, njofton “infOSport.mk”.

Bëhet fjalë për futbollistët e akademisë, si Matej Andov, Azer Omeragiç, Leonid Ignatov, Aleksandar Gjurkovski, Filip Manasievski, Mario Mladenovski, Stefan Naumçeski dhe David Velkovski.

Të gjithë këto do të konkurojnë për një vend në formacion, duke pasur parasysh se gjatë kësaj merkatoje nga rradhët e Vardarit u larguan futbollistët si Huan Felipe, Vilian Lira, Klarens Bitang dhe Kosta Manev.

Leave a Reply