Tifozët e Crvena Zvezdës, ndryshe të njohur si “Delii”, janë rrahur keq mes vete gjatë takimit të sontëm kundër Kopenhagenit, e vlefshme për ndeshjet eliminatore të Ligës së Kampionëve Europian, njofton “infOSport.mk”.
Incidenti brenda tribunës veriore ku ndodheshin tifozët e Crvena Zvezdës ndodhi gjatë pjesës së parë, ndërsa për të parandaluar të njëjtin u nevojit edhe intervenimi i policisë.
Sipas asaj që raportojnë mediat serbe, rrahja doli të jetë brutale dhe e përgjakshme, me ç’rast disa prej të lënduarve më seriozisht me urgjencë zbritën poshtë stadiumit për të marrë ndihmën e mjekëve të Ndihmës së Shpejtë.